Përurohet liqeni artificial në luginën e Ibrit

Përurohet liqeni artificial në luginën e Ibrit

14 nëntor 2017 15:27

Kryetari aktual i Mitrovicës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka bërë sot përurimin e liqenit artificial në luginën e Ibrit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, deputeti Labinot Tahiri, si dhe zëvendës-ministrat Rejhan Vuniqi, Fatmir Matoshi e Besnik Beka.

Në fjalën e tij para bashkëqytetarëve, Bahtiri tregoi se si i gjithë projekti është realizuar pas një pune të madhe dhe me përkushtim.

"Ky liqen i bukur është rezultat i punës tonë dinjitoze. Këtu kemi mbjellur edhe 1200 drunj, ndërsa 2.7 hektarë do të shfrytëzohen për pishina te mbyllura olimpike dhe shëtitore", tha Bahtiri.

Përgëzime për punën dinjitoze në liqenin artificial pati edhe nga Presidenti Pacolli, i cili tha se puna në Mitrovicë do të vazhdojë edhe më tutje.

"Ky është edhe një sukses tjetër i madh i kryetarit Bahtiri, por kjo nuk mbaron me kaq. Agim Bahtiri do të zbatojë edhe shumë projekte gjigande si kjo. Ai e ka vullnetin, zotësinë dhe krahun për ta sfiduar të ardhmen" tha Pacolli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme