Arbëri

Kodra fatale dhe e harruar

Një mjegull e dendur e kishte mbuluar majën e lartë të një kodre të fshatit Picel, në verilindje të Mitrovicës, më 12 nëntor 1999.

Asgjë nuk shihej atë ditë të premteje në këtë pjesë, rreth 1400 metra lartësi mbidetare. Kodra “cullake”, ku dikur ishte miniera e azbestit, kishte “fshehur” gjurmët e saj. Sikur ishte përgatitur për “një sulm” vdekjeprurës që do të ndodhte, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në anën lindore të kësaj kodre (prej nga e ka fshatin Kaqandoll të Podujevës), është përplasur një aeroplan i Programit Botëror të Ushqimit (WFP). Dhe nëse për asgjë tjetër nuk do të mbahet mend, ajo ngjarje do të kujtohet gjithmonë se u bë shkaktare e marrjes së 24 jetëve.

Enver Feratit i kujtohet si sot lajmi që ishte përhapur gjithandej botës nëpërmjet agjencive të huaja për humbjen e gjurmëve të aeroplanit të tipit “ATR 42” që kishte fluturuar paraditen e 12 nëntorit të vitit 1999 nga aeroporti “Leonardo da Vinçi” në Romë.

Fluturimi i “Si Fly”, që ishte miratuar nga Programi Botëror i Ushqimit, aterrimin do të duhej ta bënte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Por kjo nuk ndodhi asnjëherë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.