Trajtimi i rasteve sociale, peng i burimeve njerëzore dhe i buxhetit

Trajtimi i rasteve sociale, peng i burimeve njerëzore dhe i buxhetit

10 nëntor 2017 11:31

Organizata joqeveritare iniciativa për progres (INPO), ka organizuar një tryezë në Ferizaj me moton: “Promovimi dhe fuqizimi i shërbimeve sociale në komuna”. Kjo tryezë kishte si qëllim trajtimin në nivel ndërinstitucional të paketave të shërbimeve sociale, të cilat ofrohen drejtpërdrejt nga Qendra e Punës Sociale, Komuna, dhe nga organet e tjera shtetërore.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e obligimeve ligjore në kuadër të mbrojtjes së të drejtave sociale të njeriut, si edhe krijimin e lehtësive përmes mekanizmave shtetërorë për grupet e cenueshme, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë takim është konstatuar se institucionet përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve sociale kanë mungesë të theksuar të koordinimit dhe se problemet në komunitet janë shumë më serioze seç duket në publik.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme