Kryesuesi i KK-së të Pejës mbetet pa mandat pas 15-vjetësh këshilltar

Kryesuesi i KK-së të Pejës mbetet pa mandat pas 15-vjetësh këshilltar

10 nëntor 2017 09:35

Mjeku Islam Husaj (LDK) nuk ka arritur të mblidhte vota të mjaftueshme për të mbetur pjesë e Kuvendit në legjislacionin e ri, pas 15 vjetësh si këshilltar i KK të Pejës dhe si kryesues Kuvendi në legjislacionin e fundit. Atë dhe shumicën e këshilltarëve të mandatit të kaluar, votuesi i ka lënë jashtë sallës së Kuvendit Komunal.

Në përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Pejës, sipas rezultateve të përfundimtare të KQZ-së, do të jenë 27 këshilltarë të ri. Vetëm 8 nga legjislacioni i fundit kanë arritur të fitonin vota të mjaftueshme që të jenë sërish pjesë e KK të Pejës. Tre prej tyre janë nga radhët e LDK-së; Milazim Shala, Gëzim Devolli dhe Naser Gega. Këshilltare e LDK-së në KK sipas listës së publikuar nga KQZ, do të jetë edhe Xhenet Syka-Kelmendi, e cila mandatin e kaluar ka qenë këshilltare e AAK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Subjektin e AAK-së si këshilltarë do e përfaqësojnë edhe në mandatin e ri Drita Krasniqi dhe Nazmi Krasniqi. Për këtë të fundit ky do të jetë mandati i katër i tij më radhë si këshilltar i AAK-së në KK. Nga radhët e PDK-së zgjedhjeve të tetorit i ka “mbijetuar” Muhamet Halitaj, për të cilin është mandati i pestë më radhë në Kuvend.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme