Partitë politike që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Prizrenit gjatë ditëve të fundit kanë intensifikuar takimet me subjekte të tjera në përpjekje të arritjes së marrëveshjeve për bashkëqeverisje.
Përfaqësues nga Dega e PDK-së kanë pohuar se janë afër finalizimit të disa marrëveshjeve, ndërkohë që ata të LVV-së po i vazhdojnë takimet dhe kanë marrë mbështetje nga së paku dy parti, ani pse ende nuk ka asgjë të nënshkruar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri tashti Dega e LDK-së ka dalë me qëndrimin se nuk do të lidhë koalicion parazgjedhor, por beson se votuesit e saj do ta përkrahim ndryshimin, përkatësisht Mytaher Haskukën e LVV-së, ndërkohë që AAK-ja dhe KDTP-ja kanë bërë të ditur se para marrjes së një vendimi rreth koalicionit para balotazhit do t’i dëgjojnë ofertat e dy kandidatëve.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.