Arbëri

Rrezikohen nxënësit gjatë vajtje-ardhjes në shkollë në Kaçanik

Descriptive Text

Derisa komuna e Kaçanikut ka nisur ndërtimin e një çerdheje publike afër shkollës fillore “Emin Duraku”, ajo është detyruar ta bllokonte një pjesë të trotuarit në mënyrë që punëkryesi të kishte hapësirë më të madhe për ta realizuar këtë projekt.

Mirëpo bllokimi i trotuarit afër kësaj shkolle ka nxitur reagimet e qytetarëve dhe të organizatës për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi” me arsyetimin se fëmijët janë të rrezikuar gjatë vajtje-ardhje nga shkolla. Për ndërtimin e çerdhes publike komuna ka përfituar gjysmë milioni euro nga Banka Botërore, ndërkaq, punëkryesit i është dhënë një leje e përkohshme nga komuna për bllokimin e trotuarit, shkruan sot Koha Ditore.

Ekrem Raka, qytetar nga Kaçaniku ka thënë se është mjaftë shqetësuese se si komuna ka lëshuar një leje të tillë për bllokimin e trotuarit derisa rrezikohen fëmijët.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.