Shumë shkolla kanë dru edhe për një javë

Shumë shkolla kanë dru edhe për një javë

09 nëntor 2017 08:24

Ngrohja e klasave në shumë shkolla të Pejës po bëhet me kapacitet të ulët, derisa në disa shkolla ende nuk është lëshuar ngrohja. Kjo gjendje është krijuar në mungesë të furnizimit të sasisë së druve që u nevojiten shkollave.

Kjo pasiguri e furnizimit me sasi të mjaftueshme të drurit ka shkaktuar shqetësime te drejtorët e shkollave, në të cilat janë duke përdorur rezervat e druve të vitit të fundit ose sasia e druve që është shpërndarë ditët e kaluara janë të pakta dhe ato mjaftojnë edhe për disa ditë, shkruan sot Koha Ditore.

Në mungesë të druve në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahia” ngrohja ende nuk është lëshuar deri të mërkurën, ne mungesë të druve. Drejtori i kësaj shkolle, Arben Gjikolli, thotë se ngrohja nga e enjtja do të lëshohet, pasi është furnizuar me pak dru këto ditë.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme