Arbëri

Muhaxheri paralajmëron: Gjoba për qytetarët që hedhin mbeturina

Pejanët kanë hedhur mbeturinat me qëllim të dobësimit të kryetarit dhe fitores së Gazmend Muhaxherit. Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Muhaxheri.

I pari i Pejës ka thënë se, “qytetarët janë dëshmitarë të gjendjes së qytetit nga koha kur e ka marrë ai timonin e udhëheqjes dhe asaj që duket sot”.

Kjo sipas tij do të zgjidhet me gjoba dhe për këtë do të angazhohen persona te caktuar.

“Do të angazhojmë persona të cilët do të merren me kontrolle strikte, njëjtë edhe për pjesën e Rugovës”, ka thënë ai.