Muhaxheri: “Borea” finalizohet në fund të 2019

Muhaxheri: “Borea” finalizohet në fund të 2019

08 nëntor 2017 21:19

Borea të asocion me figurën e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe premtimet e tij të fuqishme që projekti do të jetësohet.

Kryetari i Pejës i cili në këto zgjedhje lokale morri besimin e pejanëve edhe për një mandat tjetër, në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk ka asnjë vonesë në këtë projekt.

“Jemi në përfundim të procesit. Kompania fituese e ka çuar menaxherin financiar, fillimisht ka qenë shumë i shqetësuar prej letrave që i kanë dërguar nga këtu, duke i thënë që nuk është i sigurt, pasi që ka ardhur e ka parë që është sigurt dhe ka thënë që këtu është më sigurt se në Londër”, ka thënë Muhaxheri.

Ai më tutje ka shtuar, “besoj që në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojnë ndërtimet. 68 kabina do të jenë të gatshme dhe qytetarët do të mund të skijojnë në fund të vitit 2019”.

Muhaxheri theksoi se në mandatin e tij, Peja do të bëhet qendra më e madhe turistike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme