Vizitën e ministrit Gashi në Rahovec, Latifi i AAK-së po e konsideron pjesë të fushatës

08 nëntor 2017 19:27

Pas Kaçanikut, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, të mërkurën ka vizituar Rahovecin.

Gashi, në të dy komunat është takuar me kandidatët për kryetar, që vijnë nga i njëjti subjekt politik, Partia Demokratike e Kosovës, raporton KTV.

Në Rahovec, Gashi bashkë me Idriz Vehapin kanë dalë në terren për të parë nga afër punimet në palestrën e sporteve dhe stadiumin e këtij qyteti.

Vizitën e Gashit, kundër-kandidati i Vehapit nga AAK-ja, Smajl Latifi, e konsideron si para fushatë.

Por, turin e vizitave nëpër komuna, ministri Gashi ka thënë se do ta vazhdojë edhe nëpër komunat tjera. Ai ka thënë se vizitat po bëhen për të mos humbur kohë rreth projekteve që janë nisur dhe se nuk kanë për qëllim të bëjnë fushatë.

Palestra e Sporteve në këtë komunë, projekt i Ministrisë së Kulturës, ka nisur qysh në vitin 2008.

Kryetari Vehapi, arsye për mospërfundimin e punimeve ka thënë të jetë ndërrimi i udhëheqësve të kësaj ministrie.

Ministri Gashi, ditë më parë ka vizuar edhe Vushtrrinë, komunë kjo që po ashtu udhëhiqet nga PDK-ja, ndërsa është në garë për balotazh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme