Arbëri

Kompletohet infrastruktura rrugore në Temeqinë të Malishevës

Fshati Temeqinë, në Komunën e Malishevës, e ka kompletuar infrastrukturën rrugore, pasi është bërë rregullimi dhe asfaltimi i rrugës, në lagjen ku ishte shtabi i UÇK-së.

Drejtori komunal i Urbanizmit, Ahmet Morina, tha se infrastruktura rrugore në këtë fshat në tërësi është kompletuar, pasi dje pasdite është asfaltuar edhe rruga e fundit, përkatësisht rruga në lagjen ku ishte i vendosur edhe Shtabi i UÇK-së. Kjo rrugë është financuar nga buxheti komunal i Malishevës dhe ka qenë pjesë e listës për investime kapitale”.

Këtë fshat sot e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka përgëzuar banorët për rrugën e re dhe për kompletimin e infrastrukturës rrugore.

Edhe banorët e fshatit Temeqinë e kanë falënderuar kryetarin Begaj dhe komunën, për këto investime.