I vihet guri themeltar shkollës profesionale në Lipjan

I vihet guri themeltar shkollës profesionale në Lipjan

08 nëntor 2017 11:54

Komuna e Lipjanit ka përfituar më shumë se 2 milionë euro investime nga Ministria e Arsimit për ndërtimin e shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica”.

Gjatë vendosjes së gurit themeltar të kësaj shkolle, të martën, zëvendësministri i arsimit Heset Sahiti, ka thënë se ky projekt madhor me standarde evropiane do të realizohet brenda 3 vjetësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, deri tashti nxënësit e kësaj shkolle kanë mësuar në kushte jo të mira, ndaj me investimet e kësaj ministrie do të rritet edhe cilësia e mësimit.

“Jam këtu ta uroj këtë fillim të punimeve për një shkollë të re për Komunën e Lipjanit. Deri tashti është punuar në kushte jo të favorshme për nxënësit, prandaj ky projekt do të realizohet nga Ministria e Arsimit për të krijuar kushte dhe hapësirë të mjaftueshme për nxënësit dhe mësimdhënësit. Faza e parë ndërtimore me vlerë prej 450 mijë eurosh parashihet të përfundojë në fund të vitit 2018, ndërkaq projekti detaj i cili parashihet të finalizohet për 3 vjet ka një vlerë totale prej mbi 2 milionë eurosh”, ka thënë Sahiti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme