Shtyhet për vitin 2018 funksionalizimi i spitalit të Podujevës

Shtyhet për vitin 2018 funksionalizimi i spitalit të Podujevës

08 nëntor 2017 11:27

Funksionalizimi i Spitalit të Podujevës nuk do të bëhet sivjet, siç kishte premtuar ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Ai gjatë një vizite në Podujevë në nëntorin e vitit të kaluar ia kishte dorëzuar kryetarit të Komunës, Agim Veliu, vendimin për themelimin e këtij spitali. Atëkohë, ministri Rrahmani pati thënë se kishin akorduar edhe mjetet për të, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, kjo nuk ndodhi. Ndërkohë që në Komunën e Podujevës edhe shpresojnë se funksionalizmi i spitalit do të ndodhë gjatë këtij viti. Zëdhënësi, Nazmi Elezi thotë se për këtë përgjegjësia i bie Ministrisë së Shëndetësisë. “inistria kishte marrë vendimin për themelimin e spitalit dhe kishte përcaktuar afatet për nisjen e funksionalizmit të tij gjatë këtij viti”, ka thënë Nazmi Elezi.

Mirëpo, në Ministrinë e Shëndetësisë përfundimisht kanë hequr dorë nga funksionalizimi i këtij spitali për këtë vit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme