Nivel shqetësues i higjienës në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Nivel shqetësues i higjienës në Spitalin Rajonal të Prizrenit

08 nëntor 2017 09:54

Vizitorë të pacientëve të shtrirë në repartin e Internos në Spitalin rajonal të Prizrenit kanë ngritur shqetësime rreth higjienës në këtë hapësirë, duke veçuar sidomos papastërtinë në sistemin e ngrohjes.

Ata kanë vlerësuar se higjiena është kriter i domosdoshëm në një institucion të tillë shëndetësor dhe kanë bërë thirrje që secili individ të kontribuojë për ngritjen e nivelit të pastërtisë në hapësirat, ku pacientët kërkojnë shërim nga sëmundje të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga ana tjetër zyrtarët e Spitalit rajonal të Prizrenit kanë theksuar se ky institucion dallohet për pastërti, derisa për rastin e raportuar kanë pohuar përbën një rast të izoluar, të identifikuar në brendi të radiatorëve të ngrohjes qendrore.

Anna Fleischhauer ka bërë të ditur se pas vizitës së realizuar te një i afërm në këtë repart është shokuar nga niveli i papastërtisë, ku sistemi i ngrohjes është i ndotur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme