Në Mitrovicë u mbajt tryeza kushtuar Projektligjit për mbrojtje të fëmijës

Në Mitrovicë u mbajt tryeza kushtuar Projektligjit për mbrojtje të fëmijës

07 nëntor 2017 09:16

Është mbajtur një tryezë diskutimi, lidhur më Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, në Mitrovicë. Tryezën e kanë organizuar Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe organizata Save the Children.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, kandidatët për këshilltarë komunalë të Komunës së Mitrovicës, kandidatë për kryetar komune, koordinatori komunal për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Fitim Rama , Besa Veseli nga Zyra e barazisë gjinore , mësimdhënës , drejtorë shkollash, përfaqësues të organizatave civile dhe përfaqësues nga Zyra e Avokatit të Popullit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë këtij takimi, drejtori ekzekutiv nga ATRC-ja, Kushtrim Kaloshi, ka nënvizuar se qëllimi i kësaj tryeze ishte që të mblidhte të gjithë aktorët e rëndësishëm komunalë dhe të diskutonin gjerësisht, lidhur me rekomandimet nga kjo tryezë, e që në fakt do të shërbejnë si argument plotësues dhe gjetjet t’i adresohen Projektligjit për mbrojtjen e fëmijës.

Projektligji për mbrojtjen e fëmijës, ka për qëllim të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, lënies pas dore, apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës.

Ky projektligj po ashtu ka si qëllim të garantojë dhe të sigurojë përgjegjësitë e prindërve,familjes, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Me këtë projektligj pra, pritet të përcaktohet krijimi i një sistemi të mirëfilltë ligjor për mbrojtjen e fëmijës në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si edhe të krijohet një ambient i sigurt për rritjen dhe zhvillimin e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme