Degradohet rruga Lipjan – Magurë e asfaltuar para 3 muajsh

Degradohet rruga Lipjan – Magurë e asfaltuar para 3 muajsh

06 nëntor 2017 10:41

Është degraduar projekti i rrugës nacionale dhjetë kilometërshe Lipjan – Magurë, i cili është asfaltuar rreth 3 muaj më parë nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej një milion e 164 mijë e 689.24 eurosh.

Shkaku i cilësisë së dobët të punimeve kompania “Trasing Group” tashmë është obliguar ta heqë një pjesë mjaft të madhe të asfaltit për ta rregulluar sipas standardëve trasenë e këtij aksi rrugor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar qytetarët, shoqëria civile dhe opozita në Lipjan, duke sugjeruar Komunën t’i inspektojë me seriozitet punimet e kësaj rruge e cila kalon nëpër dhjetëra lokalitete.

Shqetësime rreth këtij projekti janë ngritur edhe nga organizata joqeveritare “YAHR” e cila i monitoron zhvillimet në komunën e Lipjanit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme