Arbëri

Shtimja shpallet fituese në garën për mjedis të pastër

Komuna e Shtimes ka fituar shpërblimin për kriteret e qasjes dhe indikatorëve të performansë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH) dhe Ministria e Administratës të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Qeverinë gjermane në garën për “Mjedis të pastër”, e cila është një skemë e granteve e bazuar në performansë dhe me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale për menaxhimin e mbeturinave.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Shtimes Ardiana Gashi, ka thënë se skema ofron stimulim për 16 komuna për të përmirësuar qeverisjen e tyre, zgjeruar ofrimin e shërbimeve, rritur arkëtime dhe për eliminim deponosh pa leje të plehrave, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kryetari i Komunës ka pasur mundësinë që nga 15.02.2016 të punonte në kriteret për të arritur donacionin nga GIZ- gjerman, andaj Komuna e Shtimes tashmë ka marrë shpërblimin për kriteret e qasjes dhe indikatorëve të performansës”, ka thënë Gashi.

Image

Komuna e Shtimes në bashkëpunim me qytetarët gjatë dy vjetëve të fundit ka realizuar dhjetëra aksione për pastrimin e deponive të mbeturinave me qëllim që qytetarët të kenë një ambient sa më të pastër. Këto aksione kryesisht ishin përqendruar te deponitë e mbeturinave në rrugën “ Shtegu i UÇK-së“ në qytet dhe në lokacionin “Agraxha“, në fshatit Godanc i Epër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.