Arbëri

Lejet e ndërtimit në Rugovë, peng i Planit Hapësinor

Descriptive Text

Orientimi i Pejës për zhvillim ekonomik përmes turizmit, po bëhet pa asnjë plan konkret. Në fakt të gjitha objektet e ndërtuara në Rugovë janë ndërtime pa leje.

Ndërtimet e shtëpive, vilave, bujtinave, stallave, restoranteve dhe objekteve të tjera hoteliere vazhdojnë dhe askush dhe asnjë institucion nuk merret me to, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vitet e fundit janë shtuar edhe më tepër këto ndërtime dhe ndërtuesit janë duke e shfrytëzuar edhe vakuumin e krijuar në mungesë të Planit hapësinor për këto bjeshkë të përfshira në PK “Bjeshkët e Nemuna”, që është nën kompetencë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Në Rugovë po ndërtohet pa leje pasi askush nuk po i ndalon dhe nuk po merret me to”, thotë drejtori i Urbanizmit, Skënder Shala. Ndërtimet pa leje kohët e fundit po ndodhin edhe në pronat publike në disa pjesë të Rugovës. Këto ndërtime në përgjithësi në trevën e Rugovës nuk po mund t’i ndalojë as Drejtoria e Administrimit e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Kjo drejtori ndërtimet pa leje i ka ndaluar në Bjeshkët e Junikut dhe të Deçanit, në të cilat me një urdhëresë në muajin shtator ka ndaluar edhe bartjen e materialit ndërtimor në këto bjeshkë. Mirëpo, në Bjeshkët e Rugovës të njëjtën gjë nuk ka mundur ta bëjë kjo drejtori, jo pse nuk ka dashur por aktualisht i ka duart e lidhura për të vepruar, mu për shkak të mungesës së këtij plani hapësinor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.