Në Frashër të Mitrovicës mbi asfalt shtrohet rërë e asfalt tjetër, banorët thonë se s’kishte nevojë

05 nëntor 2017 20:20

Departamenti për Menaxhim të Rrugëve i Ministrisë së Infrastrukturës ka nisur në disa raste shtrimin e asfaltit mbi asfalt.

Një gjë e tillë po ndodh edhe në rrugën regjionale të Fshatit Frashër të Komunës së Mitrovicës, raporton KTV.

Për banorët, shtrimi i asfaltit nga fillimi është mjaft i habitshëm. Kjo rrugë, sipas tyre, ka pasur nevojë vetëm për sanimin e disa gropave, por jo për shtrimin e tërësishëm të saj.

Në këtë rrugë Ministria ka intervenuar në një gjatësi rreth një kilometër, për të cilën menaxheri i këtij projekti thotë se janë dashur 65 mijë euro.

Se kjo nuk është hera e parë e përdorimit të kësaj metode për rregullim të rrugëve e thonë edhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës.

Asfalt mbi asfalt është shtruar edhe në fshatrat Bukosh e Polac të Vushtrrisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme