Arbëri

Historia e Gjilanit, parë nga sytë e një nallbani

Maksut Veselin në Gjilan e njohin si Maksut Nallbani. Mbathja e kuajve dhe e kafshëve të tjera shtëpiake, të cilat përdoreshin për transportin e mallrave e njerëzve, por edhe për punë bujqësore, e ka përcjellë gjatë gjithë jetës, që nga fëmijëria.

Tash 75 vjeç, baca Maksut ka mjaft për të treguar, përtej asaj që është histori e punës në “dugajën” e tij, që ishte afër qendrës së qytetit, pranë stacionit të autobusëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më shumë se për huqet e kafshëve që u vente patkonjtë, Maksut Nallbani ka qejf të rrëfejë për historinë e qytetit, nga perspektiva e njeriut që lindi në vitet e vështira të Luftës së Dytë Botërore (më 1942), kur Gjilani dhe rajoni i tij ishte ndarë nga pushtuesit - një pjesë me Itali e një pjesë me Bullgari.

Gjilanin e kujton vetëm prej viteve kur edhe mund të mbante mend - si një vendbanim të vogël e me pak banorë krahasuar me rritjen e tij të tashme. Prapambetja dhe varfëria tregon ai shihej në çdo cep dhe në çdo familje, dhe se kjo ka zgjatur deri në fund të viteve ‘70.

“Ka pas skamje, ashtu si çdo kund në kohën e pasluftës”.

Për të përshkruar detajet e viteve ‘50 e ‘60 ai gjen shkasin te përdorimi i kuajve. Thotë se s’ka pasur teknologji dhe se gjithçka punohej me krah.

“Se sa pak ka pasur kushte po ju kallzojë se kafshët nuk i kanë përdorë veç familjet. Kryetari i Komunës u kanë serb dhe ka udhëtu me kali. Edhe shteti ka kry shumë punë me to. Kur pati nis pastrimi i qytetit nga ‘Komunalna’, janë shfrytzu kuajt dhe mushkat me bajt bërllokun. Janë kanë 20 kuaj dhe 5 mushka. Me to kanë bajt edhe ujë me bure për me i la rrugët, qato rrugë që janë kanë. Atëherë nuk ka pas kamiona qysh i kanë tash kta të ‘Higjienës’”, tregon ai... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.