Arbëri

Nënkryetari i PDK-së në Ferizaj dorëhiqet nga pozita e këshilltarit komunal

Descriptive Text

Ferizaj, 14 mars – Lulzim Aliu, këshilltar në KK të Ferizajt, nga radhët e PDK-së, njëherësh nënkryetar i degës së PDK-së, ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga kjo pozitë të hënën, me arsyetimin se nuk mund të vazhdojë më tej të jetë pjesë e një kuvendi që e ka tjetërsuar rolin e vet.

Aliu ka thënë se do të vazhdojë ta mbajë pozitën e nënkryetarit të kësaj partie në Ferizaj dhe atë të këshilltarit politik të zv.kryeministrit Hajredin Kuçi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Nuk dua t’i zhgënjej ata që më votuan për të qenë zëri i tyre aty ku merren vendimet për ta. Ky kuvend, i krijuar me pazare, po voton vetëm me pazare dhe interesa personale. Me këtë kryetar komune, i cili ka blerë shumicën e anëtarëve të KK-së, qyteti ynë ka rrezik të rrëshqasë në kaos urban e moral”, ka thënë Aliu në letrën e tij dërguar mediave.

Ai ka shtuar se përfundimisht, nuk dëshiron të jetë vulë që mbulon keqmenaxhimin e Svarqës, të cilat e zhvlerësojnë jashtë mase shtetin dhe e degradojnë atë për interesa personale e grupore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.