”Ambienti” kushtëzon jashtëligjshëm qytetarët me pagesa borxhi

”Ambienti” kushtëzon jashtëligjshëm qytetarët me pagesa borxhi

04 nëntor 2017 14:34

Një punonjëse në njërin sportel të Drejtorisë së Financave në Pejë edhe më tej kryen shërbimin e kompanisë së mbeturinave “Ambienti”, e cila vazhdon t’u japë vërtetime qytetarëve për regjistrimin e automjeteve, me kushtin që të paguajnë një herë diçka nga borxhi që kanë ndaj kësaj kompanie.

Në fakt ky kushtëzim ishte revokuar në fillim të vitit nga kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri. Megjithëse pak është zbatuar, ky kushtëzim ka qenë në fuqi për më tepër se pesë vjet dhe pa pagesën e faturave të mbeturinave, qytetarët nuk kanë marrë vërtetime për regjistrime makinash e as shërbime të tjera komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Herën e fundit është konfirmuar ky kushtëzim para një viti në Kuvendin Komunal, mirëpo, ndërkohë ka pasur ankesa të qytetarëve për këtë kushtëzime dhe njëri prej tyre edhe është ankuar në prokurori, me arsyetimin se kushtëzime të tilla janë të paligjshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme