Sojeva përfiton asfaltimin e rrugës 3-kilometërshe

Sojeva përfiton asfaltimin e rrugës 3-kilometërshe

04 nëntor 2017 12:30

Banorët e fshatit Sojevë të Komunës së Ferizajt të premten, kanë përfituar 3 kilometra asfaltim të rrugës nga buxheti vetjak i Komunës në vlerë prej rreth 300 mijë eurosh.Në kuadër të këtij projekti do të vendoset edhe gypi primar i kanalizimit me standarde përgjatë asfaltimit të rrugës.

Për realizimin e këtij projekti, banorët e këtij fshati janë ankuar dhjetëra herë në Komunën e Ferizajt, mirëpo për shkak të kufizimeve buxhetore dhe për shkak të prioriteteve të tjera më të mëdha ky projekt është vonuar deri tashti, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me këtë rast është shprehur mjaft i lumtur derisa Komuna ka gjetur mundësi financiare t’i asfaltojë 3 kilometra rrugë në këtë fshat, ndaj banorëve po i lehtësohet qarkullimi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme