Dëmtohet penda e ujit, ende pa u përfunduar

Dëmtohet penda e ujit, ende pa u përfunduar

04 nëntor 2017 09:30

Projekti i nisur gati para 2 muajsh në fshatin Ramun të Pejës për ujitjen e rreth katër mijë hektarëve tokë të disa fshatrave në Lugun e Leshanit, ka nisur të dëmtohet, shkruan sot Koha Ditore.

Në kuadër të këtij projekti të kushtueshëm 158 mijë euro, që po financohet nga arka e Komunës së Pejës, është i paraparë ndërtimi i një pende të madhe në Lumbardhë dhe dy kilometra kanale të ujitjes, nga një kilometër nga të dyja anët e lumit që shkojnë thellë në fshatrat përreth. Në vendpunishte janë ngritur nga të dy anët e lumit muret e larta me gjithë murin në mes për akumulimin e sasisë së ujit, që do rrjedhë pastaj në kanale nga dy hapjet e lëna në mure.

Mirëpo, në njërin mur vërehen plasaritjet e shfaqura nga lartë deri poshtë murit, derisa gjysma e të njëjtit mur është shtrembëruar anash dhe i cili në atë gjendje nuk bën të lihet. Për këto dëme të shfaqura në pendën që ende nuk ka përfunduar së ndërtuari, pohohet se nuk kanë qenë punimet e dobëta që i kanë shkaktuar ato dëme në murin e pendës. Në punishte KD-ja ka takuar Ardian Berishën, i cili u prezantua si pronar i operatorit “Shkëmbi” nga Peja, që po i kryen ato punime.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme