Kaçaniku kërkon mbështetje nga Qeveria për heqjen e tubave nga asbesti

Kaçaniku kërkon mbështetje nga Qeveria për heqjen e tubave nga asbesti

04 nëntor 2017 08:43

Kaçanik, 3 nëntor – Kohët e fundit, Komuna e Kaçanikut po përballet me dëmtime të shpeshta të rrjetit të ujësjellësit, shkaku i vjetërsisë së gypave, të vendosur 70 vjet më parë me material asbesti.

Ndërkaq është vërtetuar kohë më parë që asbesti përmban elemente kancerogjene, andaj në Komunën e Kaçanikut janë të vetëdijshëm që ky material është i dëmshëm, por ata thonë që ndërrimi i gypave kërkon një kosto shumë të madhe, shkruan sot Koha Ditore.

Besim Ilazi kryetar i Komunës së Kaçanikut, ka thënë se në këtë qytezë duhet të ndërrohen rreth 5 mijë metra të gypave asbesti, të cilët janë vendosur 70 vjet më parë, mirëpo investimet e tilla kanë një kosto shumë të lartë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme