Gjilan, 3 nëntor- Ndonëse viti i ri shkollor 2017-2018 ka filluar më 4 shtator dhe çdo mësimdhënës do të duhej të kishte në dorë ditarin mësimor që shfrytëzohet për vlerësimin e nxënësve, shënimin e orëve të shënimet për mungesat edhe më tej nuk është bërë furnizimi i tërësishëm i shkollave me ditarët mësimorë.
Sipas Drejtorisë së Arsimit, faji qëndron te kompania e cila ishte përzgjedhur fituese e tenderit për furnizim me ditarë shkollash dhe ajo nuk u ishte përmbajtur detyrimeve të kontratës, duke i furnizuar me vonese shkollat fillore dhe të mesme të Gjilanit.
Bardhyl Syla, drejtor i Arsimit i Gjilanit deklaron se shumica e shkollave tashmë janë furnizuar me ditarë mësimi dhe se pa ditarë kanë mbetur vetëm 6 klasa. Ai thotë të ketë kërkuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit që ndaj kompanisë , e cila nuk ishte treguar e përgjegjshme të merreshin masa deri në ndërprerjen e kontratës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
3 nëntor 2017 12:30
-
Shpërndaje në: