Në Pejë priten pa leje dy drunj të vjetër

Në Pejë priten pa leje dy drunj të vjetër

03 nëntor 2017 09:45

Pejës, 3 tetor – Operatorët e mirëmbajtjes së gjelbërimit “Lika” në Pejë, kanë prerë të enjten dy drunj të vjetër blini që gjendeshin para vitrinave të një lokali hotelier.

Punëtorët që e kryen atë punë janë arsyetuar se drunjtë kanë qenë të thatë dhe se për atë arsye i kanë prerë.

Drejtori i Punëve Komunale dhe Shërbimeve Publike, Muhamet Mahmutaj, ka thënë se ai nuk ka lëshuar asnjë urdhër që ata drunj të priteshin.

Për prerjen e këtyre dy drunjve me arsyetimin se paskan qenë të thatë, ka reaguar ambientalisti i njohur pejan, Xhevdet Belegu, sipas së cilit dy drunjtë e prerë nuk kanë qenë fare të thatë. “Këta dy blina nuk kanë qenë të thatë. I kanë prerë vetëm për të liruar hapësirë përpara lokalit, se sigurisht për asgjë tjetër. Kjo është turp! A ka dikush në këtë komunë që kujdeset për këtë”, ankohet Belegu.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme