Podujeva arkëton mbi 600 mijë euro të hyra për 6 muaj

Podujeva arkëton mbi 600 mijë euro të hyra për 6 muaj

03 nëntor 2017 08:40

Podujevë, 3 nëntor - Komunarët e Podujevës kanë arritur që të arkëtonin 640 mijë e 115 euro për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Në raportin financiar për periudhën janar-qershor, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha ditore”, shihet se më së shumti mjete janë arkëtuar nga tatimi në pronë që janë pak më shumë se 200 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Ky raport ende nuk është diskutuar në Kuvendin Komunal, pasi për shkak të pikave të shumta që ishin paraparë në mbledhjen e muajit shtator, opozita kishte kërkuar që raporti financiar dhe ai i Zyrës Kombëtare të Auditimit, të shtyheshin për seancën e radhës. Deri tashti Kuvendi nuk ka konvokuar seancë tjetër (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme