Arbëri

Malisheva gjatë 9 muajve arkëton afro 50 për qind të të hyrave vetjake

Descriptive Text

Malishevë, 2 nëntor – Raporti financiar i Komunës së Malishevës për periudhën janar-shtator të këtij viti tregon shkallë të ulët të arkëtimit të të hyrave vetjake në raport me planifikimin. Ndërsa performansa e organeve komunale për shpenzimin e fondeve të alokuara mbetet solide edhe në këtë periudhë.

Sipas të dhënave në raportin nëntëmujor të të hyrave dhe shpenzimeve të Komunës së Malishevës del se arkëtimi i të hyrave vetjake gjatë nëntë muajve të këtij viti është rreth 47 për qind, derisa përqindja e tërësishme e buxhetit të shpenzuar në këtë periudhë është 72 për qind.

Në raport është bërë e ditur se buxheti total i Komunës së Malishevës për vitin 2017 është 13 milionë euro (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.