Komuna e Shtimes kërkon nga niveli qendror ndihmë për riparim rruge

Komuna e Shtimes kërkon nga niveli qendror ndihmë për riparim rruge

02 nëntor 2017 09:46

Shtime, 2 nëntor- Prej më shumë se një vit është degraduar rruga transit në Shtime me gjatësi prej rreth 3 kilometra, në të cilën më 2011, Ministria e Infrastrukturës ka investuar gjithsej 794 mijë e 477 euro.

Ky projekt i cili i lidh rrugët rajonale Shtime-Ferizaj-Prizren-Prishtinë ka një rëndësi mjaft të madhe, mirëpo ai po paraqet telashe për qytetarët derisa degradimi i tij po e vështirëson qarkullimin.

Rreth kësaj çështjeje ka reaguar Komuna e Shtimes, qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme