Pushimi vjetor i mjekëve lë pa shërbime pacientët e Banullës së Lipjanit

Pushimi vjetor i mjekëve lë pa shërbime pacientët e Banullës së Lipjanit

01 nëntor 2017 10:35

Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Banullë të komunës së Lipjanit i është vënë dryni prej më shumë se pesë ditësh, shkaku se shumica e stafit mjekësor po e shfrytëzon pushimin vjetor, i cili u takon sipas ligjit.

Ndërkohë Komuna dhe udhëheqësit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan nuk kanë arritur ta bënin zëvendësimin e stafit mjekësor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorët janë ankuar se shërbimet mjekësore po obligohen t’i marrin në QKMF të Lipjanit megjithëse ambulanca e tyre i plotëson kushtet teknike në këtë fshat.

Besart Banulla banorë nga ky fshat ka thënë se është shqetësuese të mos funksionojë QMF-ja derisa dhjetëra pacientë brenda ditës kanë nevojë për shërbime mjekësore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme