Organizuar nga Zyra e barazisë gjinore dhe e rinisë së Deçanit, dje është mbajtur rrugëve të këtij qyteti një marshim i grave të kësaj komune në shenjë solidariteti në kuadër të muajit vetëdijesues për kancerin e gjirit.
Ky marshim i mbajtur, siç tregoi zyrtarja e Barazisë gjinorë në Komunën e Deçanit, Zojë Sejfiaj, ka qenë një aktivitetit simbolik në shënim të muajit për vetëdijesimin e kancerit të gjirit, si edhe për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe kujdesin më të veçantë për këtë sëmundje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm që prek gratë, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim.