Arbëri

Mbjelljet vjeshtore në arat e Pejës në vlugun më të madh

Fermerët pejanë po vazhdojnë me intensitet fushatën e mbjelljeve vjeshtore të drithërave të bardha.

Deri në mesin e muajit nëntor, siç thotë drejtori komunal i Bujqësisë, Mehdi Mulaj, pritet që të përfundojnë mbjelljet e vjeshtës, shkruan sot “Koha Ditore”. Aktualisht, sipas tij janë mbjellë rreth 70 për qind të sipërfaqeve të planifikuara me drithëra të bardha.

“Nuk ka ndryshim të sipërfaqes që po mbillet. Janë aty rreth 1 mijë e 500 deri 1 mijë 700 hektarë që po mbjellën me drithëra të bardha. Po mbjellët gruri, thekra, tërshëra dhe pak sipërfaqe me elb, por kryesisht pjesa më e madhe është më grurë”, thotë Mulaj, pa saktësuar se sa hektarë tokë janë duke u mbjellë vetëm me grurë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.