Vazhdon bllokimi i punimeve në rrugën që lidh 2 lagje të Gjilanit Foto: Koha

Vazhdon bllokimi i punimeve në rrugën që lidh 2 lagje të Gjilanit

01 nëntor 2017 08:56

Qeverisja lokale e Gjilanit është zotuar se do të zhbllokojë punimet në ndërtimin e rrugës, e cila lidh lagjen “Iliria” me lagjen e “Kumanovës” meqë ata kanë përgatitur një marrëveshje mirëkuptimi dhe se presin që të nënshkruhet edhe nga përfaqësues të shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani” me qëllim që të arrihet zgjidhja e kontestit pronësor.

Arsyeja e ndërprerjes së punimeve në muajin prill ishte bërë pjesa e pronës e shoqatës ku edhe mendohet të ndërtohet traseja e rrugës ku, sipas projektit, është paraparë rrënimi i objektit që i takon Shoqatës së Gjahtarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo Komuna do të ketë telashe ligjore për arritjen e një Marrëveshjeje mirëkuptimi me këtë shoqatë, ngase është duke u drejtuar nga dy kryetarë, të cilët e kontestojnë njëri-tjetrin dhe janë në kontest gjyqësor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme