Në arat e Rahovecit kësaj vjeshte parashihet mbjellja e 2 143 hektarëve

Në arat e Rahovecit kësaj vjeshte parashihet mbjellja e 2 143 hektarëve

31 tetor 2017 12:36

Në Komunën e Rahovecit mbjelljet vjeshtore janë duke shkuar sipas planifikimeve, por për shkak të reshjeve atmosferike mbjelljet janë ndërprerë dhe tani mbjelljet nga ana e fermerëve janë duke vazhduar me një intensitet të shtuar.

Sipas një njoftimi të Komunës së Rahovecit, afati optimal për mbjelljen e grurit është nga 10 tetor deri me 05 nëntor, por mund të vazhdoj deri në fund të muajit nëntor, varësisht nga kushtet klimatike mirëpo gjithmonë duke rritur sasinë e farës për 10-15% për sipërfaqe.

“Bazuar në statistikat dhe informacioneve nga tereni të cilat i posedon Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për vitin 2018 janë planifikuar të mbillen 2 143 hektarë me kulturë vjeshtore dhe deri më tani janë mbjellë 1 275 hektar. Për këtë vit janë planifikuar të mbillen 2 100 hektar grurë dhe deri më tani janë mbjellë 1 250 hektar. 30 hektar janë planifikuara të mbillen me qepë, por deri më tani janë mbjellë 20 hektar, ndërsa me spinaq janë planifikuar të mbillen 8 hektar dhe 5 hektar me kultura tjera. Përmes zyrës për shërbime këshilluese që është në kuadër të drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, zyrtarët e kësaj drejtorie në vazhdimësi kanë dhënë këshillime për fermerë dhe varësisht nga kërkesat e fermerëve organizohen edhe këshillimet”, thuhet në njoftim.

Gjatë muajit shtator dhe tetor janë organizuar gjithsejtë tri trajnime me tema si konservimi i perimeve, vjelja-ruajtja, marketingu i pemëve-perimeve dhe mbjellja e pemëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme