“Lagjja e re” e Graçanicës bëhet me Këshillin lokal Foto: Koha / ilustrim

“Lagjja e re” e Graçanicës bëhet me Këshillin lokal

31 tetor 2017 12:39

Vlladimir Nastiq nga “Lagjja e re” të Graçanicës është zgjedhur kryetar i Këshillit lokal i këtij vendi.

Kryetari, me 4 anëtarë, Millosh Vasiq, Katarina Miliq, Millan Talliq dhe Aleksandar Nastiq, në tre vjetët e ardhshëm do ta përfaqësojnë vendin dhe do të bashkëpunojnë me Komunën e Graçanicës.

Roli i kryetarit dhe anëtarëve të këshillit do të jetë, siç parashikohet me nenin 10, organizimi i takimeve, në varësi të nevojave të vendbanimeve, marrja e vendimeve, konkluzioneve, mendimeve dhe rekomandimeve, miratimi i planit të punës dhe sigurimi që Këshilli të funksionojë në përputhje me rregulloren.

Këshilli lokal ka një rol të veçantë kur është fjala për zhvillimin ekonomik, planifikimin urban dhe rural, mbrojtjen e mjedisit, organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive, të gjitha këto në bashkëpunim me qeverisjen lokale. Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të këshillave lokale është 3 vjet nga dita e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e ardhshme për kryetarin dhe anëtarët e Këshillit lokal, do të mbahen për banorët e Suhadollit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme