Maturantët e gjimnazit të Suharekës dhurojnë gjak Foto: Ilustrim

Maturantët e gjimnazit të Suharekës dhurojnë gjak

31 tetor 2017 11:06

Ka nisur në gjimnazin “Jeta e re” të Suharekës, aksioni vullnetar për dhurim gjaku.

Përfaqësues të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, kanë thënë se ky aksion po organizohet nëpër institucione të ndryshme dhe gjaku i grumbulluar do të përdorët për nevoja të QKUK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Aksioni i së hënës u organizua me maturantët e gjimnazit “Jeta e re” dhe interesimi i nxënësve është i madh, e sa herë që jemi në këtë qendër shkollore ndihemi mirë dhe të mirëpritur”, thotë Melania Gjocaj, menaxhere për promovim dhe informimin. Aksioni do të vazhdojë edhe në shkolla të tjera të Komunës së Suharekës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme