Shëndetësia e Gjilanit kërkon pajisje për programin E- Shëndeti

Shëndetësia e Gjilanit kërkon pajisje për programin E- Shëndeti

31 tetor 2017 10:41

Qeverisja lokale e Gjilanit për implementimin e programit E-Shëndeti e cila platformë mundëson regjistrimin e vizitave të pacientëve te mjeku duhet të furnizojë me kompjuterë të gjitha qendrat e mjekësisë familjare (QMF) si edhe ambulancat e mjekësisë familjare (AMF) por edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Deri tashti vetëm QKMF-ja “Nagip Rexhepi” ka në dispozicion vetëm 4 kompjuterë, të cilët shërbejnë për regjistrimin e vizitave të pacientëve dhe futjen e të dhënave online për çdo pacient në platformën E-Shendeti.com ku çdo pacient do të ketë mundësi që të lidhet në këtë platformë dhe të shikojë historikun e tij shëndetësor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fejzullah Berisha, drejtor i QKMF-së deklaron se implementimi i projektit E-Shëndeti për herë të parë në nivel vendi është një lloj përgatitje për implementimin e sigurimeve shëndetësore, e cila është përmendur nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo thotë se fillimisht duhet të furnizohen me kompjuterë në mënyrë që të implementohet programi, i cili është nisur nga qeverisja lokale e Gjilanit. Thotë se vitin e kaluar ata kanë ofruar 650 mijë shërbime shëndetësore ndaj pacientëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme