Riparimi i shkollës profesionale në Kaçanik, peng i buxhetit

Riparimi i shkollës profesionale në Kaçanik, peng i buxhetit

31 tetor 2017 10:17

Objekti i shkollës profesionale “Feriz Guri – Vëllezërit Çaka” në Kaçanik vazhdon të përballet me një varg telashesh derisa Komuna prej më shumë se 3 vjetësh nuk ka intervenuar asnjëherë për riparimin e dyerve, ditarëve, pastaj nuk ka intervenuar në renovimin e nyjave sanitare, në sistemin e energjisë elektrike etj.

Përveç kësaj në këtë objekt inventari nuk i plotëson as kushtet minimale për zhvillimin e procesit mësimor, shkruan sot “Koha Ditore”. Prandaj derisa udhëheqësit e kësaj shkolle nuk kanë pranuar të flisnin rreth gjendjes aktuale në këtë shkollë, shqetësime të tilla kanë ngritur prindërit dhe mësimdhënësit.

Besart Berisha qytetar nga Kaçaniku ka thënë se objekti i shkollës “Feriz Guri – Vëllezërit Çaka” vazhdon të funksionojë me 600 nxënës, ndërkaq gjendja teknike e tij është mjaft e rëndë dhe askush nuk po kujdeset për investime.

Ai ka bërë deklaruar se objekti i ri afër kësaj shkolle i cili është duke u ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës, zvarritet prej disa vjetësh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme