Dëmtohet pllaka përkujtimore e Heroit Ajeti në Shtedim të Podujevës Foto: Koha

Dëmtohet pllaka përkujtimore e Heroit Ajeti në Shtedim të Podujevës

31 tetor 2017 09:48

Familjarët dhe shokët e Ali Ajetit janë shprehur mllefosur kur kanë marrë lajmin për dëmtimin që i ishte bërë pllakës përkujtimore të këtij heroi të Kosovës.

Vetëm betoni ka mbetur, ndërsa pllakat e granitit i janë thyer tërësisht këtij monumenti në fshatin Shtedim, vendi ku Ali Ajeti ishte vrarë nga helikopteri nga forcat e ish-pushtetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Axha i tij, Hetem Ajeti, thotë të mos e dinë se kush e ka bërë këtë, por është shprehur i indinjuar për këtë akt. Ka thënë se Ali Ajeti nuk është tashti vetëm i familjarëve, por i gjithë Kosovës, për të cilën e dha edhe jetën.

Ndërkohë, zyrtarët të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale (AMKM) dhe ata të Komunës i kanë ikur përgjegjësisë për mirëmbajtjen e kësaj pllake përkujtimore.

Edhe zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, ka thënë të mos është kompetencë e Komunës mirëmbajtja e monumenteve, shtatoreve dhe pllakave përkujtimore.

“Komuna tashmë ka përfunduar procedurat e nevojshme dhe komisioni profesional ka përzgjedhur skulpturën për jetësimin e shtatores së Heroit Ali Ajeti në sheshin e Podujevës. Realizimi i këtij projekti - ndërtimit të shtatores do të nisë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, e cila pastaj do të vendoset në shesh”, ka theksuar zëdhënësi Elezi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme