Podujeva ndër qendrat me pyjet më të shkatërruara, intervenohet në pyllëzim

30 tetor 2017 21:30

Podujeva ishte njëra ndër komunat më të prekura nga dëmtimi i prerjeve ilegale të pyjeve. Mirëpo, këtë vit zyrtarët thonë se ka rënë dukshëm kjo dukuri.

Derisa gjatë vitit të kaluar ishin prerë ilegalisht mbi 900 metra kub dru, viti 2017 ka shënuar rënie në 250 metër kub, raporton KTV.

Mbrojtësit e pyjeve kanë shqiptuar 299 fletëparaqitje në Gjykatë, ndërkaq kanë arritur t’i konfiskojnë rreth 400 metra kub me drunj. Agjencia e Pyjeve të Kosovës thotë se po mundohet ta bëjë sërish ripyllëzimin, duke mbjellë lloje të ndryshme të drunjve.

Ata tashmë kanë arritur t’i mbjellin 30 hektarë tokë me fidanë të rinj. Hyseni thotë se sa u përket pyjeve të Rajonit të Prishtinës, komuna e Drenasit ka pësuar më së shumti dëmtime nga prerjet ilegale.

Ndërkaq, kjo Agjenci po pret të miratohet Ligji i ri për mbrojtjen e pyjeve, me ç’rast të gjitha kompetencat nga komunat do t’i kalojnë kësaj agjencie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme