Trafo dhe shtylla të reja në Baicë të Lipjanit

Trafo dhe shtylla të reja në Baicë të Lipjanit

30 tetor 2017 14:35

Baica i Lipjanit ka marrë një pamje krejt të re pas përfundimit të projektit të KEDS-it për këtë fshat.

Janë 130 familje në Baicë që po i gëzojnë këto investime.

KEDS-i në këtë fshat ka vendosur një trafo të re me fuqi prej 250 kVA. Gjithashtu, janë vendosur 83 shtylla të reja të tensionit të mesëm dhe 47 shtylla të tensionit të ulët, janë shtrirë edhe 4,3 km rrjet të tensionit të mesëm dhe 3 km investim në rrjetin e tensionit të ulët.

Investimet nga KEDS janë bërë kryesisht në vendet ku kompania ka trashëguar një rrjet të vjetruar.

“Ky proces do të vazhdojë derisa rrjeti të bëhet me parametra me standard të larta dhe me pajisje moderne”, thuhet në fund të njoftimit nga KEDS.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme