Arbëri

Vlerësohet gjendja e sigurisë në Gjilan

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është takuar sot me kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri.

Në këtë takim kanë qenë edhe kryetari i Gjykatës Themelore, Zyhdi Haziri, kryeprokurori Jetish Maloku, drejtoresha e policisë regjionale, Elmina Mahmuti, komandanti i Policisë Lokale, Remzi Azemi sikurse edhe drejtori i Qendrës për Punësim, Xhevat Aliu, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Në këtë takim është vlerësuar gjendja e sigurisë në këtë komunë.

“Unë mendoj që kjo përvojë duhet të përhapet më tej”, ka thënë Minxhozi.

Haziri, ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për ardhjen në Gjiilan, duke thënë se ai është njëri prej prej miqve më të mëdhenj që Komuna e Gjilanit e ka në këtë periudhë kohore.