Arbëri

Çerdhja publike në Han të Elezit , peng i kontesteve pronësore

Që nga viti 2009 kontestet gjyqësore dhe procedurat e shpronësimit të një parcele po e zvarrisin projektin e ndërtimit të çerdhes publike në qytezën e Hanit të Elezit.

Kjo parcelë prej disa arësh para luftës së fundit ishte në menaxhimin e një ndërmarrje serbe, ndërkohë pas lufte është shfrytëzuar nga kompania “Kosova Petrol”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në vitin 2008-2009 me Planin Zhvillimor Komunal, Hani i Elezit në këtë parcelë kishte planifikuar ndërtimin e çerdhes publike, stacionin e autobusëve, dhe ndërtimin e disa institucioneve të tjera publike, ndërkohë që nga viti 2009, Komuna ka iniciuar procedura gjyqësore për shndërrimin e asaj parcele në pronë komunale.

Qytetarët dhe këshilltarët e KK-së në Hanin e Elezit disa herë kanë kërkuar nga Komuna gjetjen e një parcele tjetër për ndërtimin e çerdhes publike derisa është e vetmja qytezë në Kosovë, e cila nuk ka arritur ta ndërtonte një institucion të tillë arsimor, mirëpo ankesat e tilla nuk janë shqyrtuar.

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë se deri tashti ndërtimi i çerdhes publike ka qenë pengesë e procedurave gjyqësore për shndërrimin e kësaj parcele nga një ndërmarrje serbe në parcelë komunale. Mirëpo, sipas tij, tashmë Komuna e ka fituar kontestin gjyqësor, ndërkaq prona figuron si parcelë shtetërore. Ai ka sqaruar se për ndërtimin e çerdhes Komuna nga buxheti vetjak ka planifikuar të shpenzojë rreth 120 mijë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.