Arbëri

Prokurimi i sinjalistikës në Prizren sërish në Gjykatën e tenderëve

Descriptive Text

Aktiviteti i prokurimit, shënimi vertikal dhe horizontal dhe vendosja e barrierave në rrugët e Prizrenit ”Loti 2” i Komunës së Prizrenit sërish do të shqyrtohet nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Lidhur me këtë lëndë operatori “Limit L&B” ka parashtruar ankesë në Gjykatën e tenderëve, me pretendimet se në këtë rast janë shkelur dispozitat e Ligjit të prokurimit publik.

Në ankesën e këtij operatori pos tjerash shkruan se “befasi e sërishme është se si Isa Osmanakaj nga Zyra e prokurimit në Komunën e Prizrenit shpall fitues OE “Sinjalizimi” kundër vendimit të Panelit Shqyrtues me gjithë dënimin tashmë të shqiptuar nga ky organ”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa Isa Osmanakaj nga Zyra e prokurimit në Komunën e Prizrenit ka konfirmuar se ka sërish ankesë për këtë aktivitet të prokurimit pas procesit të rivlerësimit të bërë nga Komuna e Prizrenit, në kuadër të cilit përsëri është shpallë fitues operatori “Sinjalizimi+Zmas”.

Në shtator të këtij viti, OSHP-ja pat aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit “Limit L&B” dhe pat anuluar njoftimin për dhënie të kontratës të Komunës së Prizrenit për aktivitetin e prokurimit “Shenjëzimi vertikal dhe vendosja e barrierave në Komunën e Prizrenit - Lot 2”.

Gjykata e tenderëve me këtë vendim pat obliguar Komunën e Prizrenit që të zbatojë vendimin e OSHP-së të 31 korrikut për këtë aktivitet të prokurimit. “Paneli Shqyrtues konstatoi se Komuna e Prizrenit nuk e ka respektuar vendimin e Panelit Shqyrtues të 31 korrik 2017, pasi që ka shpallur si OE të rekomanduar për kontratë “Sinjalizimi”, i cili operator sipas vendimit të 4 majit 2017 si edhe konkluzionit të Panelit Shqyrtues të datës 8 qershor 2017 është shpallur i papërgjegjshëm”, shkruan në këtë vendim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.