Qeveria zvicerane i bën 19 fshatra të Vushtrrisë me ujësjellës Foto: Koha / ilustrim

Qeveria zvicerane i bën 19 fshatra të Vushtrrisë me ujësjellës

30 tetor 2017 08:40

Ka përfunduar projekti disa vjeçar i shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit në 19 fshatra të Vushtrrisë, të cilat janë lidhur me ujësjellësin e Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, gjatë takimit me zyrtarët e CDI-së Alan Brown, udhëheqës i Programit për furnizim me ujë të pijshëm dhe kanalizime rurale dhe Astrit Vokshin e Lavdim Osmanaj nga kjo organizatë ka falënderuar CDI-në, por edhe Qeverinë zvicerane për këtë projekt shumë të rëndësishëm të furnizimit të qytetarëve të Vushtrrisë me ujë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por krahas mbështetjes dhe investimeve të Komunës në trajtimin e ujërave të zeza, Mulaku, ka njoftuar drejtuesit e CDI-së edhe për problemet dhe sfidat që ka Komuna e Vushtrrisë me trajtimin e ujerave të zeza, të cilat mjerisht hedhën në lumin Sitnica.

Mulaku ka thënë se janë duke kërkuar donatorë për ndërtimin e impianteve të trajtimit adekuat të ujërave të zeza... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme