Gypat e vjetër të ujësjellësit mbajnë peng zgjerimin e rrugës në hyrje të Suharekës

29 tetor 2017 21:51

Punimet për zgjerimin e rrugës në dalje të Suharekës nuk do të mund të finalizohen pa i ndërruar gypat e vjetër të ujësjellësit, të cilët në rast të një gabimi më të vogël në punishte, i rrezikojnë banorët e kësaj komune të mbesin pa ujë.

Për ndërrimin e këtyre gypave komuna nuk ka buxhet, andaj janë duke e pritur Ministrinë e Infrastrukturës, raporton KTV.

Ministri i Infrastrukturës, Palë Lekaj, ka thënë që ky projekt është stërzgjatur nga mosvendosmëria e qeverisjes së kaluar për ta përfunduar këtë rrugë.

Lekaj ka premtuar që ky projekt do të përfundojë më së largu deri në fillim të qershorit të vitit të ardhshëm.

Vlera e tij kap shumën e rreth 1 milion e 800 mijë eurove.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme