Arbëri

Obiliqasit iu gëzuan kot Ligjit që u miratua një vit më parë

Ligji për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, i miratuar një vit më parë, nuk ka nisur të zbatohet ende.

Me këtë ligj, përveç mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit, qytetarët parashihej të fitonin edhe shumë benefite të tjera si në punësim, shëndetësi e arsim, raporton KTV.

Për iniciuesin e këtij ligji, Agim Kuleta, moszbatimi i tij është një histori e turpshme për qeverinë.

Të irrituar me moszbatimin e këtij ligji janë vetë qytetarët.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi e pranon se ka pasur vonesa në hartimin e disa akteve nënligjore për shkak të rënies së qeverisë së kaluar.

Megjithatë, ai shton se ky ligj shumë shpejt do të nisë së zbatuari, ngase javën e ardhshme pritet që KEK-u të shpallë 100 vende të lira pune, ku qytetarët e Obiliqit i kanë përparësitë më të mëdha.