Shkolla me tetë nxënës Foto: Koha

Shkolla me tetë nxënës

29 tetor 2017 08:32

Filloreta Vllasalija, nxënëse e klasës së tretë, që kur ka filluar klasën e parë nuk e di se çfarë do të thotë të ketë në klasë bashkëmoshatarë të saj. Ajo nuk ka pasur fatin e nxënësve të tjerë që të ketë një shoqe të një gjenerate për t’i bërë detyrat bashkë, për të luajtur e për të diskutuar.

Ajo tashmë është mësuar që të shoqërohet me fëmijë të gjeneratave të tjera, qoftë më të vegjël apo më të mëdhenj se ajo, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo nxënëse tetëvjeçare, çdo ditë e shoqëruar nga prindërit e saj, bën 30 minuta këmbë deri në shkollën “Minatori” në fshatin Vllasali, që është paralele e ndarë e shkollës “Minatori” në Novobërdë.

Shpërngulja e banorëve të këtij fshati ka bërë që kjo shkollë të mbetet me vetëm 8 nxënës, 4 djem dhe 4 vajza.

Për këtë arsye në këtë shkollë mësimi mbahet i kombinuar, dy nxënësit e klasës së parë me nxënësen e klasës së tretë, dhe dy nxënësit e klasës së dytë me tre nxënësit e klasës së katërt... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme