Vullnetarët pastrojnë Stanishorin e Gjilanit

Vullnetarët pastrojnë Stanishorin e Gjilanit

28 tetor 2017 16:21

Vullnetarë të shumtë të “Let’s Do It Kosova” kanë realizuar sot një aksion pastrimi në fshatin Stanishor të Gjilanit, nga ku janë larguar qindra thasë me mbeturina, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Aksioni i sotëm u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Shërbime Publike, Kompaninë turisitike “Dita” dhe ndërmarrjen “Eco-Higjiena”, e cila ka ofruar makinerinë e saj për largimin e mbeturinave. Aksionit iu bashkuan edhe disa nga vullnetarët e ‘Mëngjesit’ në Gjilan, transmeton Koha.net.

Aksioni u realizua në kuadër të projektit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Let’s do It Legal”, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga “Let’s Do It Kosova”.

Në kuadër të projektit “Let’s Do It Legal” do të mbahet edhe tryeza e katërt me radhë me akterë përgjegjës për mjedisin ku do të diskutohet për Implementimin dhe Promovimin e Urdhërresës Administrative për Gjoba Mandatore.

Po ashtu ju njoftojmë se aksionet do të vazhdojnë edhe më tej, ku “Let’s Do It Kosova” ka lansuar fushatën për “Ditën Botërore të Pastrimit” e cila do të mbahet më 15 shtator 2018, ku synohet mobilizimi i mbi 100 mijë qytetarëve për pastrimin e Kosovës.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Selami 30/10/2017 10:07

Iniciative e qelluar. Mirepo keni kaluar kopetencat sepse stanishori nga decentralizimi i takon komunes se novoberdes ... kjo fale Lutfi Hazirit .

Shto koment

Të ngjashme